.
×

Ndërrohet drejtori i arsimit në Prizren, Susuri thotë se ka pasur presion nga partia



Skender Susuri nuk do të jetë me në drejtor i Arsimit në Prizren. Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët media të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Susurit ku u tha se një gjë e tillë ishte kërkuar nga drejtuesit e partisë së tij, Nisma Socialdemokrate

Drejtori i deritanishëm i arsimit në Prizren tha se partia e tij nuk po e përkrah dhe se  ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

Timonin e Arsimit në Prizren tash do ta marrë Gani Gërmizaj, po ashtu nga Nisma Socialdemokrate.

Ky i fundit e ka bërë të ditur lajmin për detyrën e re edhe me anë të një postimi në Facebook.