.
×

Mustafa i kundërpërgjigjet Daut Haradinajt për çështjen e shkëmbimit të territoreve



Botapress 18 Shtator – Kryetari i Lidhjes Dmeokratike të Kosovës, Isa Mustafa, iu është kundëpërgjigjur Daut Haradinajt të AAK-së, lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Mustafa përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

“Të nderuar qytetarë

Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se nuk mahitem me etiketimet e Haradinaj, si të shkretë apo të mjerë, sepse jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë,

“E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM”, ka përfunduar Mustafa.