.
×

Moti tejet befasues për vikend



Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë dy ditëve të vikendit, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që atje të ketë zhvillim të vranësirave  dhe riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.