.
×

Moti i ligë kaplon Serbinë, erërat e forta shkulin drunjtë me rrënjë – rrugët shndërrohen në “lumenj”



Botapress 24 Qershor – Moti i ligë ka kapluar Serbinë e në veçanti kryeqytetin e këtij vendi – Beogradin, ku nga erërat e forta janë shkulur me rrënjë drunjtë, si dhe shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.Rrugët e qytetit po ngjajnë më shumë me lumenjtë të cilët kanë dalë nga shtrati.

Shumë autobusë të trafikut urban kanë mbetur në rrugë nga reshjet e shiut, ku nga sasia e madhe e shiut janë bërë të pakalueshme rrugët e lagjeve të ndryshme.

Sa i përket veturave private, raportohet se me dhjetëra janë shkatërruar kur erërat e forta shkulën drunjtë që përfunduan mbi to.

E instituti hidrometeorologjik ka paralajmëruar se të reshura do të ketë edhe në ditët e ardhshme, derisa vlera e dëmeve materiale nuk është bërë ende.