.
×

Ministrja e dështuar e PDK-së, dështon keq edhe për deputete



Uran Ismaili, Bedri Hamza Abelard Tahiri dhe Kujtim Gashi janë bërë pjesë e Parlamentit. Ka dështuar vetëm Dhurata Hoxha që ka pasur pozitën e Ministres së Integrimeve Europiane.

Dhurata Hoxha mund të shkojë në Parlamentin e Kosovës vetëm si mysafire. Kjo për shkak se s’ka arritur të behet deputete. S’mund të bëhet më as pjesë e Qeverisë qysh kishte ndodhur në dy mandatet e fundit kur PDK ishte në pushtet.Partia e Kadri Veselit ka dalë e trete dhe kanë vendosur të qëndrojnë në opozitës.

E, si deputetë të opozitës do të jenë në Parlament ish-Ministrat tjerë të PDK’së.Uran Ismaili, Ministër në largim i Shëndetësisë ka marrë mbi 28 mijë vota dhe është i dyti në PDK.Edhe Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka arritur të bëhet deputet. Është renditur i gjashtë në mesin e më të votuarve të PDK’së. ka marrë 15 mijë e 370 vota.

Hamza më herët ka mbajtur edhe pozitën e Shefit të Bankës Qendrore të Kosovës.Edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është bërë deputet. Ai ka marrë 14 mijë e 492 vota. Pas tij është renditur Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës duke marrë 13 mijë e 272 vota.

PDK, për herë të parë prej pasluftës, doli e treta dhe ka vendosur të mbetet në opozitë. Ka qenë në pushtet prej vitit 2007, kur kishte fituar garën elektorale. Në dy mandate ka pasur pozitën e Kryeministrit ndërsa në dy mandatet e fundit ka qenë në pushtet por Shefi i Qeverisë ishte i partive tjera.

Kadri Veseli ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në krye të PDK’së dhe s’ka dhënë asnjë shenjë se mund të largohet nga udhëheqja e Partisë.PDK kishte përfunduar zgjedhjet partiake para zgjedhjeve derisa ende s’ka emëruar as Nënkryetarët dhe as Kryesinë. Vazhdon të funksionojë vetëm me Kryetarin në detyrë dhe Këshillin Drejtues.