.
×

Ministri serb: Deklarata e Zemanit për Kosovën s’do të ndikojë te vendet e tjera të BE-së



Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq tha sot se ne nuk duhet të përhapim optimizëm se deklaratat e presidentit çek, Milosh Zeman për mundësinë e çnjohjes së Kosovës do të prekin në mënyrë dramatike vendet e tjera anëtare të BE-së.

Sipas tij, ky është një tregues që vetë Republika Çeke nuk pajtohet për këtë çështje.Presidenti çek Milosh Zeman tha të mërkurën në Beograd se brenda një muaji do të shqyrtonte mundësinë e tërheqjes së njohjes së Pavarësisë së Kosovës në një takim të autoriteteve në Pragë.