.
×

Ministri Ismaili: Qytetarët me sëmundje të shpeshta do të marrin barna pa pagesë



Botapress 6Dhjetor-Deputeti i LVV-së, Salih Zyba në seancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar përgjigje nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili lidhur me sigurimet shëndetësore.

“Ju e përmendët gjashtë mujorin, por çfarë përmban ky afat kohor”, tha deputeti.

Ndërkaq, ministri Uran Ismaili e shpjegoi konceptin e barnave jo spitalore të cilat hyjnë në kuadër të sigurimeve shëndetësore.

“Shërbimet të cilat do t’i marrim në fund të 6 mujorit të parë, do të jenë barnat jo-spitalore. Pra ekzistojnë sëmundje, të cilat i kanë qytetarët tanë të moshuar për tension ose diabet., pra sëmundjet që janë të shpeshta, është një numër i caktuar për të cilat do t’i realizojmë përmes fondeve shëndetësore që qytetarët t’i marrin barnat pa para”, tha ministri.