.
×

Miloti lirohet nga spitali, përshëndet përmes FB-së



Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja, përmes një postimi në Facebook, ka tregur se tashmë është në gjendje të mirë dhe është lëshuar nga spitali për në shtëpi.

Hasimja i cili ditë më parë ishte sulmuar me thikë në ambientet ku ai ishte duke punuar, ka falenderuar të gjithë kolegët, familjarët, qytetarët dhe mjekët për përkrahjen dhe interesimin e tyre për gjendjen e tij,

Ja edhe postimi i plotë i Milotit 

Zakonisht jeni mesu mem pa duke ju uru nje mengjes te kendshem, kesaj here po ju uroj nje dite te kendshme me plot dashni. Ju faleminderit gjithe familjes, kolegeve te punes, kolegeve prej seciles media pa marre parasysh se cila eshte, falenderoi ata qe me shikojne ne tv dhe ju kerkoi falje per mungesen time disa ditore me storie , falenderoi shokt qe mkan nejt te kryt dhe stafit te QKUK-se. Falenderoi gjithe per qindra mesazhe plot kurajo. Mire jam, jam leshu per tretman te metutjeshem ne shtepi. Zoti qoft me gjithe ne Ju don PILA SHUME SHUME SHUME.