.
×

Mësoni çka parashikon Burdushi për Haradinajn, Veselin, Luimajn, Pacollin…



Basri Hoxhë Peqani i njohur si Burdushi ka dhënë parashikimin e tij për disa nga politikanët vendas. Për kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli thotë se do të dalë fitimtar në zgjedhjet e ardhshme.

‘PDK e ka situatën nën kontroll. I fiton zgjedhjet”, tha ai. “Ramushi është një njeri i drejtë, human i guximshëm. Nuk është lakmitar dhe e ka drejtësinë e shpirt”, thotë ai për kryeministrin Haradinaj.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Behgjet Pacoli thotë se duhet të merret me biznes, pasi aty ka më së shumti njohuri.

“unë kisha thënë që Pacollin me lanë më shumë për ekonomi. Ai është i zoti për ekonomi. Ai duhet të punojë për bereqetin e Kosovës. Pacolli është i mirë me udhëheq ndonjë odë ekonomike a po diçka të tillë”, shtoi Burdushi në ‘Promenadë Vere” në T7.

Fjalë të mira ka për Fatmir Limajn, të cilin thotë se e ka edhe mik.