.
×

Merr pushim mjekësor, por mësimëdhënësi Shani Syla kënaqet në festa familjare



Mësimdhënësi i lëndës së Fizikës, Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, Shani Syla nga java e kaluar ka marru pushimin mjekësor që i takon sipas kontratës së punës. Pushimi mjekësorë rekomandohet vetëm në rastet kur e parashef të domosdoshëm mjeku i cili përcjellë gjendjen e tij shëndetësore.

Por, Shani Syla për mos mbajtjen e orëve mësimore po e shfrytëzon rekomandimin e mjekut të tij, ndërsa për të festuar mbrëmjeve të ndyshme muzikore nuk e merrë në konsideratë rekomandimet e mjekut. Ai ishte prezent në një mbrëmje në Hotel Emerald, disa ditë masi kishte hapur pushimin mjekësor. A duhet të merrën masa për simulimin e pushimit mjekësor nga Shani Syla apo mjeku që është përkujdesur për ta dërguar mësimdhënësin në pushimin mjekësor pa patur nevoj, mbetet të shihet në ditë ne vijjim nga reagimi i organeve përkatëse.

Ajo që është aktuale në MASHT dhe mbarë opinionin kosovar është humbja e madhe e orëvë mësimore përshkak të grevës, dhe kjo humbje po ndodh edhe tani nga vetëm mësimdhënësit duke stimuluar pushimin mjekësor, njofton për Botapress një lexues yni i rregullt.