.
×

“Mendova se do humb jetën !” MC Kresha rrëfen historinë që as familjarët e tij nuk e dinë



Dy reperët e njohur MC Kresha dhe Lyrical Son ditën e sotme kanë qenë të ftuar në emisionin “Diçka po zihet”, prej ku kanë rrëfyer histori personale të padëgjuara më parë nga publiku i gjerë.

MC Kresha rrëfeu publikisht një histori të cilën nuk ua kishte treguar as familjarëve të tij: “Kur isha i vogël jam rrëzuar nga ekskavatori. Mendova se do vdes, sepse rashë në një gur, por shpëtova. As të shtëpisë nuk e dinë, asnjë nuk e di këtë gjë. Nuk u lëndova, isha 6-7 vjeç. E gjithë familja ime tani e mori vesh.”

Rikujtojmë se dy këngëtarët, MC Kresha bashkë me Lyrical Son shpeshherë i kemi parë në bashkëpunime muzikore me njëri-tjetrin, të cilat gjithnjë janë pritur mjaft mirë nga fansat.

Disa muaj më parë, dy reperët bënë publik albumin e titulluar “United States of Albania” që pati shumë sukses.