.
×

Mediat serbe qëllimisht e ngatërrojnë Haradinajn, thonë se ishte ai që gjuajti me armë në dasmë



Mediat beogradase kanë raportuar rreth një ahengu, në Deçan, ku i pranishëm ishte kryeministri në largim, Ramush Haradinaj. Gazeta “Novosti”, e afërt me Vuçiqin, raportoi një rrenë të radhës.

“Haradinaj na zabavi pucao iz vatrenog oružja?”, është titulli i këtij mediumi (Haradinaj shtiu me armë zjarri në një aheng).

“Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, është parë në një ndejë ku ka pasur të shtëna me armë në një ngjarje në Komunën e Deçanit. Kreu i Qeverisë i “mbytur” nën tingujt e këngëve patriotike, kishte shtënë me armë zjarri teksa ishte shoqëruar nga persona të tjerë”, shkruan kjo gazetë.

Ndryshe, Ramush Haradinaj kishte komentuar të shtënat me armë të zëvendëskryemininstrit Dardan Gashi në një ndejë familjare.

“Sot jemi në shekullin e 21 dhe sigurisht nuk është mirë të shtihet me armë, por nuk duhet ta harrojmë se ka një traditë të qitjeve me armë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.