.
×

Mediat serbe e lidhin djegien e katedrales në Paris me Kosovën: Zoti i ndërshkoi



Mediat serbe edhe tragjedinë e zjarrit të Katedralës Notre Dame në Paris e kanë lidhur me Kosovën, shkruan Gazeta Express. Në disa artikuj të mediave serbe, ku është raportuar për zjarrin e madh që e ka kapluar katedralen Notre Dame, thuhet se “Zoti e ka ndëshkuar për vendosjen e flamurit të Kosovës brenda saj”.

“Dënimi i merituar nga Zoti erdhi për pasqyrimin e flamurit të Kosovës në Kategrale” shkruan Informer. Flamuri i Kosovë ka qëndruar në Notre Dame krahas flamujve të shteteve të tjera, ndërsa për këto shkrime ka reaguar ish-ministri kosovar, Petrit Selimi, Ai ka shkruar se mediat serbe po e shfrytëzojnë një tragjedi për të shprehur racizëm.

Ndryshe, në orët e mbrëmjet katedralen historike të Parisit e kanë kapluar flakët. Për shkak të zjarrit të madh, asaj i ka rënë çatia dhe spiralja qëndrore. Figurat më të rëndësishme botërore kanë shprehur keqardhjen për fatkeqësinë në Francë.