.
×

Me veturë zyrtare në hapësirat gjelbëruese



Mos respektimi i hapësirave të gjelbërta është kthyer në diçqka të zakonshme në Prishtinë.Përveq qyetarëve të thjeshtë, këto hapësira po dëmtohen edhe nga persona zyrtar, shkruan GazetaBlic.

Në lagjen Bregu i Diellit në kryqytet, hapësirat gjelbëruese janë të pakta, dhe në shumicën e rasteve për to kujdesen vet banorët.

Por kjo nuk e ka penguar një zyrtar institucional që ta parkojë veturën zyrtare në gjelbërimin e kësaj lagje.Në fotot e sigurua nga GazetaBlic, shihet se si një veturë zyrtare është parkuar në hapësirën gjelbëruese të kësaj lagje.