.
×

Me vendim të Gjykatës Feim Salihu pezullohet nga pozita e Drejtorit të Pastrimit



Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pezulluar emërimin e Feim Salihut në pozitën e Drejtorit të Pastrimit deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Kjo Gjykatë e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që të pezullohet nga puna Salihu deri në përfundim të procedurave kontestimore mes tij dhe Komunës.

Lajmin e ka bërë publik Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gjykata vendos që Feim Salihu nuk mund të ushtrojë detyren derisa të zgjidhet kontesti gjyqësor.

Përveç shkarkimit të Feim Salihut nga bordi i ri, bordi i kaluar i ndërmarrjes Pastrimi në mënyrë të paligjshme ja ka vazhduar mandatin me daten 20 dhjetor 2013, 20 ditë pas fitores tonë në Prishtinë. Këtë e ka bërë pa konkurs dhe në kundërshtim me ligjin.

Pas padisë së komunës dhe kërkesës së mases së përkohshme që ai vendim nuk mund të zbatohet derisa të zgjidhet kontesti.

Bashkangjitur është vendimi i gjykates për masen e përkohshme të pezullimit të vendimit për vazhdimin e mandatit.