.
×

Më në fund: Tani mund t’i shihni mërgimtarët LIVE nga pikat kufitare



Janë aktivizuar kamerat nëpërmjet të cilave i mundësohet shoferëve të cilët kanë qasje në internet të shikojnë situatën e vendkalimeve kufitare në kohë reale.

Deri sa tani jemi në sezonin e verës dhe fluksi i mërgimtarëve rritet, qytetarët mund t’i shohin familjarët e tyre teksa sa kalojnë nëpër pikat kufitare.

Të gjithë ata që udhëtojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Hungari-Serbi, Maqedoni-Kosovë, Kroaci-Serbi si dhe Serbi-Maqedoni, përmes kamerave online mund ta përcjellin nëse ka kolona në kufirin përkatës dhe me këtë rast do të kenë mundësi që të planifikojnë udhëtimin më mirë.