.
×

Më në fund reagon Brovina, ka dy fjalë për deputetin e VV-së



Botapress, 16 Maj-Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ekskluzivisht për emisionin Frontal ka treguar se e ka pasur lejen e gruas që është dhunuar në luftë për t’ia publikuar fotografinë derisa e kishin kryer krimin forcat serbe.

Ka pasur shumë reagime për publikimin e fotografisë së gruas kosovare duke u dhunuar nga forcat serbe, nga deputetja Brovina. Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e ka akuzuar se ka bërë publike fotografi pa leje të gruas që duket aty.Ajo thotë se ka marrë leje nga familja e gruas dhe tha se identiteti i saj është mbajtur fshehur.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi”, ka thënë Brovina për T7.Sipas saj, ka qenë e udhës që të publikohen faktet për krimet e kryera nga serbet.“Më befasoi reagimi i disa kolegëve të mia sepse gjenocidin duhet ta dëshmojmë. Ishte kuvendi ku desha të dëgjohem”, ka thënë tutje Brovina.