.
×

Mblidhet Kryesia e LDK-së: Këto çështje do të diskutohen



grupet punueseKryesiaLDKVV!Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që nga ora 13:00 ta mbajë mbledhjen e Kryesisë.Burime të Gazetës brenda Lidhjes Demokratike bëjnë me dije se tema kryesore e diskutimit do të jetë raportimi i grupeve teknike, për punën e tyre gjatë negociatave që kanë pasur me përfaqësuesit e Vetëvendosje në 6 takimet e zhvilluara.

“Grupet teknike do të na informojnë në lidhje me takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, dhe arritja e përafrimit të programeve ndërmjet dy partive politike”, tha ky burim i Gazeta Blic.

LDK edhe përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar për mbajtjen e kësaj mbledhjeje të Kryesisë.“Sot (e premte), më datë 8 nëntor 2019, në orën 13:00, mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Mbledhja mbahet në selinë qendrore të LDK-së (Kompleksi Qafa). Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pas mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje!”, thuhet në këtë njoftim.LDK dhe VV pritet që brenda ditëve të ardhshme të formalizojnë marrëveshjen politike për qeverisjen e ardhshme.

Në takimin e fundit të grupeve punuese të këtyre dy partive, u tha se janë pajtuar po thuajse për gjitha çështjet programore, por pa diskutuar ende për ndarjen e posteve.