.
×

Mbi 16 mijë aplikues për vizë vetëm në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë



Botapress 16 Prill- 16 mijë e 344 është numri i personave në Kosovë që kanë aplikuar për vizë të Kroacisë. Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Edita Pajaziti, Asistentja Administrative e Ambasadës së Kroacisë në Prishtinë, shkruan Botapress.info

Ajo thotë se kjo shifër, iu takon datave nga janar i vitit 2015 deri në muajin prill të këtij viti. Për më shumë detaje ja përgjigja e plotë e Pajazitit.

”Që nga 1 janari i vitit 2015 deri më 11 prill 2019, numri i njerëzve të cilët kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Prishtinë, është 16.344”, shprehet ajo, njofton Botapress.info

Kuvendi i Kosovës kishte bërë një Seancë lidhur me shqetësimin për ikjen e qytetarëve të Kosovës në vende të ndryshme për “ një jetë më të mire”, por ende nuk është dhënë ndonjë plan program se si ka mundësi që Kosova të ketë vende të reja të punës me qëllim që qytetarët e vendit të kenë mundësi për një jetë sa më të mire, shkruan Botapress.info

Botapress ka raportuar edhe më parë lidhur me këtë fenomen, dhe ka kontaktuar dhe me qytetarët që prisnin para ambasadave për një vizë, po ashtu dhe me qytetarët e Kosovës nga qytetet të ndryshme që prisnin para agjencive për aplikimin  e vizave shengen, të shumtë ishin ata që aplikonin për të dal në shtetin Kroat për punë, me arsyetimin e një page më të madhe dhe një jete më të mire siç potencuan qytetarët Kosova po i lë pa, siguri, pa punë dhe pa bukë, shkruan Botapress.info

Mund të lexoni dhe linkun e cekur lidhur me revoltimin e qytetarëve për një jetë më të mirë që nuk po ia mundëson shteti: LINKU