.
×

Mbeti pa shtëpi prej tërmetit, gruaja e strehuar në çadrën e emergjencës sjell në jetë vajzën



Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha dhe ka lënë pas një dhimbje të madhe. Familje të tëra u shuan nën rrënoja.

Kurse shumë kanë mbetur në rrugë të madhe pasi banesat e tyre janë shkatërruar. I tillë është edhe rasti i familjes Sula në Manzë të Durrësit.Banesa e tyre është shembur tërësisht nga tërmeti. E gjithë familja u strehua në çadrën e emergjencës në Manëz.

Por për Ardjana Sulën dhe të gjithë familjen ka ardhur një mrekulli në jetë. Arjana ishte në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe ka sjellë në jetë vogëlushen e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ajsel. Vogëlushja Ajsel gëzon shëndet të plotë.