.
×

Max Brym: “Villa Panorama” si provë dyshimi kundër Dr. Sadri Ramabaja



 

Dje, Dr. Sadri Ramabaja U dënua me 30 ditë burgim nga një e ashtuquajtur gjykatë në Prishtinë; gjoja Sadri Ramabaja qenkësh “ideologu” i organizatës “syri i popullit”. Kjo akuzë është lansuar që disa muaj nga Azem Vllasi. Në sfond: Më 10 mars të këtij viti, ish-kreu i “Lidhja e Komunistëve” në Kosovë, Azem Vllasi, në zyrën e tij të avokaturës në Prishtinë, Murat Jashari, i cili jeton në Zvicër dhe është i mbikëqyrur nga psikologët, është qëlluar me armë. (…)

 
Në mënyrë të përsëritshme media në Kosovë po përhapin shpifje ndaj Dr. Ramabajës. Tani vijë në lojë kafeneja atraktive “Villa Panorama”, në periferi të Prishtinës. Prokurori tha dje se “dy ditë” para sulmit amatoresk, “Sadri Ramabaja në Villa Panorama është takuar Murat Jasharin”. Edhe nëse qenkëshin takuar, duhet klasifikuar si faj? Edhe autori i këtij shkrimi është takua me dhjetëra njerëz në lokalin “Panorama” në Prishtinë. Autori i këtij shkrimi ka jetuar në mars 2017 10 ditë në shtëpinë e Dr. Sadri Ramabaja. Deri më sot, mediat kosovare, Azem Vllasi dhe prokurori ende nuk kanë ardhur në idenë për të parë në mua “ideologun” e “syrit të popullit”. (…) 

 
Dr. Sadri Ramabaja, ndryshe nga unë, është socialdemokrat, gjithmonë miqësore dhe i gatshëm për debat. Sigurisht, ai hedh poshtë çdo lloj të terrorit individual. Unë gjithashtu. Por faktet dhe argumentet nuk janë asgjë për prokurorët fashistë dhe klanin miliarder Pronto, të cilët e quajnë veten politikanë. Një restorant mjafton si një indicie për akuzë. Në Kosovë, çdo lloj opozite majtiste, bile edhe socialdemokratike, kriminalizohet dhe përndjekjet. Çdo kundërshtar i tyre politik ndërlidhet me terrorizmin. Socialdemokratin Ramabaja ta akuzosh për terrorist është aq absurde sa të thuash për hënën se është një lopë… 
Situata është e rrezikshme. Gjykata dhe zyra e prokurorisë nuk do të gjejnë ndonjë dëshmi faktike. Megjithatë, nëse nuk ka lëvizje të gjerë edhe ndërkombëtare solidariteti me Dr. Sadri Ramabajën, ai do të mbahet i burgosur nga regjimi për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht njerëzit në Kosovë janë vrarë në paraburgim për arsye politike.