.
×

Masakrës në Vlorë i shpëtuan vetëm kaq pjesëtarë të familjes



Botapress 11 Gusht-Një masakër ishte ajo që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona mes të cilëve dy fëmijë, u shuan nga fisi Zykaj, në tre familje.

Dy të moshuar, Demir Zyka, vëllai i gjyshit të autorit 24-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij Ferie, u ekzekutuan të parët në banesë.

Bashkë me ta, në shtëpi, Ridvan Zykaj vrau edhe djalin e 75-vjeçarit, bashkë me nusen e tij, Azem dhe Afërdita Zykaj.

Më tej, ka shkuar në banesën e djalit tjetër të vëllait të gjyshit të tij. Atje ka kryer edhe vrasjet më të rënda dhe më gjakftohta, dy fëmijë.

24-vjeçari vrau Besim Zykajn me gruan e tij Vasilikën, dhe dy fëmijët e çiftit, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e vogël, Ledionin, 9 vjeç. Të gjithë kushërinj të autorit, të vrasësit makabër i cili u kap nga policia pas disa orëve arrati.

Report Tv raporton këtë mëngjes se vetëm tre meshkuj të familjeve Zyka kanë shpëtuar, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi. Ndërkohëdjemtë që janë në Shqipëri nuk kanë qenë në banesë, ndërsa njëri prej tyre punonte në një restorant në qytetin e Vlorës.

Personat që Ridvan Zykaj i mori jetën

Demir Zyka, 75 vjec (vellai i gjyshit të autorit)

Ferie Zyka, 72 vjece, (gruaja e Demirit)

Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

Vasilika Zyka, (gruaja e Besimit)

Sara Zyka, 17 vjeçe (vajza e Besimit)

Ledjon Zyka 9 vjec (djali i Besimit)

Azem Zyka (djali i Demirit)

Afërdita Zyka (gruaja e Azemit)