.
×

Lojtarët e Kosovës ishin luanët e vërtetë në ndeshjen me Anglinë



Kosova u mposht nga Anglia me rezultatin përfundimtar në 5:3.Djelmoshat e Challandes treguan se janë një kombëtare e fortë dhe mjaft kërkuese, por një Angli e tillë nuk mund të ndalet shumë lehtë.Edhe pse rezultati ishte i lartë, ‘Dardanët’ nuk ndaluan për as një moment dhe u munduan që gjatë gjithë kohës ta kërkojnë golin, madje të mendojnë dhe për barazimin.

Ndeshja filloi në të mirë të tanëve, ku Valon Berisha arriti të shënoi golin më të shpejt në histori, pra goli erdhi vetëm pas sekondës së 43’të.Ndërkaq 8 minuta më pas hovin e Kosovës e ndaloi, Sterling i cili shënoi gol nga afërsia, duke i lënë mundësi edhe bashkëlojtarëve si, Kane që shënoi në minutën e 19’të, pastaj nga pakujdesia, Vojvoda e dërgojë topin në rrjetën e tij, duke ngritur epërsinë e Anglisë në 3 me 1, golin e katër dhe të pestë e shënoi Sancho, ku u mbuylle dh epjesa e parë.Ndërkaq me të filluar pjesa e dytë, Berisha dhe Muriqi shënuan për Kosovën, që bëhet skuadra e parë që i shënon tre gola si mysafir Tre Luanëve që nga viti 2007.
Aro Muric priti penalltinë e Harry Kane për të lënë rezultatin 5-3 si finalin e takimit.