.
×

Lista Serbe ankohet për Albin Kurtin në takimet me njerëzit e Merkelit në Berlin



Zyrtar të Listës Serbe të prirë nga kryetari i partisë, Goran Rakiq, kanë qëndruar për një vizitë dy ditore në Berlin, ku kanë takuar zyrtarë të parlamentit gjerman dhe qeverisë së kancelares, Angela Merkel.Në këto takime është diskutuar për zgjedhjet e 6 tetorit, krijimin e qeverisë së re dhe gjithashtu të drejtat e minoriteteve në Kosovë.

Në një njoftim të publikuar në faqen e tyre thuhet se Matias Lunberg ka potencuar se pritjet e kancelares Angela Merkel janë që të respektohet vullneti elektoral i të gjithë qytetarëve dhe gjithë komuniteteve.

Përveç tjerash thuhet se është kërkuar që qeveria e re duhet të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve shumicë dhe pakicë, transmeton Gazeta Express.Tutje thuhet se delegacioni i Listës Serbe ka kërkuar që të respektohet vullneti demokratik i popullatës serbe.Sipas tyre marrja e pozitave nuk është prioritet i kësaj partie, duke adresuar kështu kritika ndaj liderit të VV’së, Albin Kurtit, për të cilin thonë se ‘vazhdimisht po përpiqet të degradojë Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj, duke thënë se dëshiron të bisedojë vetëm më ata serbë që ai i konsideron të rëndësishëm”, raporton Gazeta Express.

Goran Rakiq ka thënë se një refuzim i tillë për të folur me përfaqësuesit, siç ka thënë ai, të vetmit të ligjshëm të zgjedhur nga qytetarët serb është mungesë e respektimit të të drejtave të serbëve, ndërkohë ka shtuar se retorika e ashpër e politikanëve shqiptarë nuk kontribuon në stabilitetin dhe rrit mosbesimin në mes të popujve në Kosovë.