.
×

Liridona Berisha – Morina: Amvise me dy diploma !



Përderisa dua të shpalosë problemet e mendjes,  nuk e di pse gjithmonë politika është ajo që më brenë, ndoshta se ajo shtë kryesorja e një vendi, sa herë më shkon në mend fakultetit e diplomat që sot aty rrinë ku i kam lënë, prap politika m’troket n’mendje, a thua jeta është vet politikë ?

Nuk kam për qëllim  demoralizimin, thjeshtë dua të trajtoj një problematikë që parimisht na lë të pashpresë ne që menduam se ja kemi        ” dhënë bregut ” kur përfunduam masterin . Këtu tek ne ndodhë e kundërta, në vend që të përkrahet i shkolluari,  përkrahet analfabeti ( kërkoj ndjesë për këtë shprehje), por ata që nuk kanë më shumë se katër vite shkollë e që në anën tjetër posedojnë një post të rëndësishëm s’kam si me i quajtë ndryshe. Ku keni pa kështu more, tani m ‘qesin rregulla nepër shkolla e dojnë me punu me sistem  T’ BOLONJËS , e se dinë që s’janë kerka hiq,  o mjerana që a i shuat ëndrrat, kur doni mu mbushë mend, kur doni me i ndryshu rregullat që për me hy n’punë duhet me qenë me atë parti  që është n’pushtet , kur doni me ju dhanë njerëzve atë që meritojnë ?

A dini qka është më e keqja, ju prapë jeni ma t’pafajshem se na që dalim e ju votojmë, na jemi ata që se respektojmë veten tonë duke ju votuar juve.

Njerëz, ka ardhë koha me i ndryshu gjanat, me i pa taman qysh jon, mos me i lonë mo këta matrapaza me na  ” shkatërru “, me ju tregu që na dimë edhe ndryshe, që na s’kem nevojë për udhëheqësa që dy lidhje si kanë, që punojnë veq për veten e tyre, që janë tuj ” gogësu ” prej pareve tona, këta matrapazë janë të fundit për të cilët kemi nevojë në këtë kathahurë që na ka përthekuar .

Boll kemi heshtë e boll e kemi votu anën e keqe të shtetit, na duhet me i tregu botës që s’jemi si pushtetasit tanë, që jemi parimisht njerëzor e nuk e pëlqejmë të padrejtën !

Shumë shpejtë ka me ardhë koha që këta idiotët kanë me u bë prapë lypsarë të votës, e kan me na u përkulë edhe ngjunjë ( gjithqka pritet prej tyre ), por na s’ duhet me i përbi fjalët e s’ duhet me e harru çdo mengjesë të errësuar që po na e falë kjo politikë, thjeshtë mos t’i lejojmë me  bo mo hajgare me ne. Studentë, mos gaboni me i thonë po të keqës, e mos u mashtroni nga premtimet që tashmë nuk pinë ujë, tash e kemi radhën ne me ju tregu njëherë e mirë vendin këtyre matrapazëve që me diploma na mundësojnë me qënë ose  kamariera, ose puntorë krahu, punojnës në markete e shumica asgjë më shumë se  amvise .

” Me fshi e me qitë qaj nuk m ‘duhen diplomat !