.
×

Lajmi i fundit: Plagoset një i ri në veri të Mitrovicës



Botapress, 18 Maj – Sonte rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri Rr. M, rreth 23 vjeçar, në veri të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë. Nuk dihen arsyet e sulmit, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Besim Hoti. Ai ka konfirmuar rastin, ku ka bërë të ditur se i plagosuri gjendet në spital, në repartin e kirurgjisë.