.
×

Lajmi i fundit : Goditet shtëpia e ambasadorit të SHBA



Botapress 15 Maj- Për të disatën here anarkistët sulmuan me bojë dhe tymuese rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit së të mërkurës.

Këtë here anarkistet shprehen revolten për refuzimin e lejes disaditore per terroristin e grupit “17 nëntorit” Dhimitris Kufondindas, i cili është dënuar me 12 burgime të përjetshme për 12 vrasje.

Vet organizata terroriste publikoi një video ku merrte përsipër këtë sulm dhe shpjegonte arsyet.

Ambasadori amerikan Jeffrey Pyatt e ka konsideruar ngjarjen nje akt vandalësh.

Që duhen dënuar sipas ligjit, ndërkohë qeveria greke dënoi aktin dhe premtoi dërgimin e anëtarëve të organizatës përpara drejtësisë.