.
×

Lajmi i fundit: Digjet deponia në Fushë Kosovë



Botapress 26 Qeshor- Një depo është përfshirë nga zjarri para pak minutash në Fushë Kosovë. Sipas dëshmitarëve, nga flakët po rrezikohet edhe një objekt që ndodhet afër depos, pasi që zjarri është i madh.

Raportohet se depoja ishte e letrave dhe për këtë arsye edhe flaka është shpërndarë shumë shpejt.

Në vendin e ngjarjes kanë dal menjëherë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve, të cilët po merren me rastin.