.
×

Lajm i fundit: Asambleistja e AAK-së kalon në PDK



Asambleistja e AAK-së në Suharekë, Besa Kuqi, ka bërë të ditur që tani më nuk është pjesë e kësaj partie.
Kjo pasi ajo ka kaluar në degën e PDK-së që është në këtë qytet. Këtë e bëri të ditur vet Kuqi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ajo i falënderoi të gjithë përkrahësit që e mbështetën dhe që i besuan.
“Te nderuar miq, qytetar te Therandes, me lejoni qe se pari t’i falenderoj te gjithe perkrahesit e mi qe me besuan qe une te jem pjese e asamblese Komunale ne Therande.Dua t’i siguroj qe gjithmone do te jem perkrah tyre por asnjeher duke i demtuar ata dhe vehten brenda nje anije ku kapiteni i saj e dergon drejt fundosjes.
Po ashtu falenderoj koleget e partise se AAK-se per bashkpunimin qe e patem deri me sot.
Me lejoni te ju njoftoj qe nga sot nuk do te jem pjese e grupit te AAK-se. Nga sot rrugetimi im politik vazhdon ne PDK. Arsyet pse kam marr kete vendim jane te shumta dhe te shendosha, andaj besoj qe se bashku do te vazhdojme drejt sfidave te reja te cilat do te na bejne me te fort drejt fitoreve te reja.
Besa!