.
×

Ky është qëndrimi i PDK-së, për insistimin e Haradinajt për mos ta hequr taksën



Shefi i ekzekutivit kosovar Ramush Haradinaj ka shprehur insistimin e tij për mos tërheqje nga taksa, ani pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar pasoja nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

Por Haradinaj ka deklaruar se nuk do ta heq taksën deri sa të marrë një garancë për njohje nga shteti serb.Analistët vendor pohojnë se Kosova nuk guxon të rrezikoj marrëdhëniet me SHBA-në, dhe se është koha që tërheqja e taksës të shqyrtohet nga Kosova.

Madje sipas tyre PDK mund ta shqyrtoj rrëzimin e Haradinajt nëse ai rrezikon lidhjen me SHBA.Nga PDK insistojnë se lidhja me SHBA nuk guxon të prishet për asgjë, madje as për taksë.Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti duke fol për Gazetën Blic ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “e kanë hisen e njëjtë, sikur të Shqipërisë”, sa i përket Kosovës.

Hoti ka thënë se beson shumë që Haradinaj do të gjej një zgjidhje në kohën e duhur për ta revitalizuar këtë çështje.Ai ka theksuar se beson se sa i përket taksës ndaj mallrave serbe, do të gjendet një zgjidhje, konform kërkesave të amerikanëve.

“As Bashkimi Evropian dhe as shtetet rajonale madje madje në këtë drejtim SHBA janë të barabartë me hisen e Shqipërisë në raport me Kosovën dhe interesat e saj.
Unë personalisht mendoj se Ramush Hardinaj është po aq i vetëdijshëm dhe nuk do t’i dëmtojë kurrë interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kohën dhe mënyrën e duhur ai do ta gjej formën për ta gjetur zgjidhjen edhe në këtë drejtim”, ka thënë Hoti.Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se PDK e ka të qartë se miqësia me SHBA-në, nuk është çështje takse”.Veçse thotë se të gjithë duhet ta dinë që amerikanët janë bashkëthemelues të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe se askush nuk mund të qëndrojë mbi ta.“Partia Demokratike e Kosovës e ka të qartë se partneriteti miqësia me SHBA nuk është çështje takse, ose jo takse.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkëthemelues i lirisë së Kosovës, shtetit të Kosovës, pavarësisë së Kosovës dhe askush s’mund të qëndroj mbi ta”, ka përfunduar Hoti.SHBA thotë se këtë kërkesë për anulimin e vendit për taksë, e kanë bërë me qëllim të vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë.“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej lidershipit të Kosovës në mënyrë të përsëritur që të pezullojë menjëherë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Siç kemi thënë, ne nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga këto masa. Ne fuqishëm inkurajojmë ripërtëritjen e fokusimit në qëllimet thelbësore të Kosovës- të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Pavarësisht kësaj kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka vazhduar të insistojë se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk do të hiqet.Vendosja e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës kishte ardhur pas ‘luftës’ së vazhdueshme të Serbisë tek shtetet që e kanë njohur Kosovë t’i revokojnë ato.Kosova kishte dështuar edhe në anëtarësimin në Interpol, ku fajtor kryesor ishte konsideruar lobimi nga Serbia.