.
×

Ky do të jetë moti gjatë këtij vikendi



Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare njofton Instituti Meteorologjik i Kosoves.