.
×

Kuvendi ia vazhdon mandatin komisionit për hetim të rastit të gylenistëve



Botapress 15 Prill – Ka kaluar në Kuvend të Kosovës, kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për hetim të rastit “Gylenistët” për vazhdim të mandatit edhe për 30 ditë.

Me kërkesë të komisionit, deputetët kanë votuar me 65 vota për, një votë ka qenë kundër, ndërkaq katër abstenime.

Kujtojmë që Komisionit Parlamentar për hetim të rastit të deportimit të gjashtë shtetasve turq iu kishte kaluar mandati pa e hartuar raportin e plotë për rastin, ndërkaq, kërkesa e tyre kishte qenë që mandati të i vazhdohet edhe për një kohë.