.
×

Kush është shqiptari që rrëmbeu çmimin e ‘Luxury Global Awards 2019’



Këngëtari, Stefan Marena ka arritur të rrëmbejë çmimin si një prej personave më me influencë dhe më të suksesshëm në Shqipëri në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve “Luxury Global Awards 2019”.

Ai bashkë me supermodelen, Margaret Shllaku kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje madhore që është mbajtur në Baku të Azerbajxhanit, aty ku kanë kontribuar me prezencën e tyre mbi njëqind personazhet më të spikatura nga e gjithë bota.

Marena një vit më parë ka sjellë për audiencën shqiptare këngën me titull “S’ma fale” duke korrur edhe një sukses tjetër.

Regjia e videoklipit të këngës “S’ma fale” është realizuar nga regjisori, Daniel Joveski derisa kënga është prodhim i Briz Musaraj. Teksti i këngës është shkuar nga këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati.Pos kësaj, Marena ka qenë pjesëmarrës në garën e bukurisë botërore “Mister United Nations“ dhe “Mister United Continents“ si përfaqësues i Shqipërisë.