.
×

Kurti në Mitrovicë flet për Visar Ymerin dhe deputetët e dorëhequr, ky është ‘selami’ i tij



 

Kandidati për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbajti takimi me anëtarët e këtij subjekti politik, ku prezantoi platformën e tij udhëheqëse.

 

Këtë takim e mbajti në Mitrovicë, ku shpalosi pikat e platformës së tij, ku mori përkrahjen e të pranishmëve, raporton Veriu.info.

 

Ai me këtë rast foli edhe për dorëheqjet e fundit nga Vetëvendosje, ku sqaroi se ish kryetari Visar Ymeri dhe deputetët e tjerë kanë dhënë dorëheqje nga pozita në Lëvizje, por jo edhe nga anëtarësia.

 

“Gjatë ushtrimit të mandatit të tij ish kryetari Visar Ymeri vazhdimisht është konsultuar me mua, ashtu siç do të bëjë edhe unë me të. Dorëheqjet e fundit të deputetëve nuk janë edhe dorëheqje nga anëtarësia në Vetëvendosje, pasi që ata janë anëtarë dhe deputetë të Vetëvendosjes”, ka Albin Kurti, raporton Veriu.info.

 

Me këtë rast ai foli edhe për riorganizimin e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku përmendi disa çështje specifike se ku duhet të bëhen ndryshime.

 

Në këtë takim mysafir ishte edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka pasur vazhdimisht raporte të afërta me Albin Kurti, si dhe është në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen në komunën e Mitrovicës./Veriu.info/