.
×

Kundër Danimarkës u këndua himni i Kosovës



Himni Kombëtar i Kosovës nuk ka tekst prej që është shpallur pavarësisë. Por sonte, Dardanët e ndërruan këtë dhe e kënduan himnin. 

Projekti i ri i tifozëve të Kombëtares u ekzekutua gjatë një ndeshje të mirë kundër Danimarkës. Gazeta zvicerane Blick ka shkruar sot një shkrim pas ndeshjes për këtë

Eufori futbollistike në Kosovë!

Ndeshja e Kombëtares në shtetin e vogël filloi me stadiumin plot tifozë “Fadil Vokrri”, i cili u ndërtua nesër. 13 000 biletat për ndeshjen miqësore me Danimarkën janë shitur për më pak se një orë. Por, paratë e paguara për bileta u shpaguan.

Shteti i vogël ishte në epërsi deri në minutën e 91-të. Por, ishte Pierre Emile Hojberg që e barazoi rezultatin në 2:2.

Por, Kombëtarja daneze u zhgënjye pasi që nuk arriti fitore kundër Kombëtares se pasionuar për futboll të Bernard Challandes. Superylli Christian Eriksen arriti të barazoi 1:1 nga penalltia por tre minuta më vonë ishte Bersant Celina që shënoi golin e parë dhe stadiumi eksplodoi. Festa zgjati deri në kohën shtesë të ndeshjes.

Por, pavarësisht barazimit, danezët janë të hidhëruar, jo për shkak se një pushtues fushe e përqafoi Eriksenin-por ata nuk kishin pritur një paraqitje kaq agresive të vendasve?

Lojtarët kosovar shumica kanë filluar nga Zvicra, portieri i Manchester City, Arijanet Muriq ka lindur në Zvicër, Fidan Aliti ka lindur po ashtu në Zvicër startuan nga fillimi.

Dy lojtarët e Zurichut, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu po ashtu luajtën, por ata janë të lënduar por pritet të luajnë kundër Bullgarisë të hënën. Në këtë ndeshje luajti edhe lojtari i Luzernit Idriz Voca si dhe lojtari i Baselit, Edon Zhegrova që në këtë ndeshje ishte si xhoker. Në këtë ndeshje nuk ka startuar Mirlind Kryeziu i cili qëndroi në bankë.

Tifozët kënduan himnin e ri

A do ta bëj himni i ri Kosovën më të fortë? Kjo sepse para se të fillojë ndeshja, një befasi ishte përgaditur. Himni papritur doli që ka një tekst. Prej që Kosova është shpallur shtet, himni nuk ka pasur tekst për shkaqe politike.

Por, kush është pas vargjeve të himni? Është tifo grupi Dardanët që ka një numër të madh të personaliteteve të njohura kosovare. Një ndër ta është edhe humoristi, Vedat Bajrami që është i njohur edhe në Zvicër për shkak se është mik me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

“Ne jemi jnë grup i mirë i aktorëve dhe artistëve që jemi pjesë e Dardanëve. Ne kujdesemi për logot, slloganët dhe për organizimin e ndeshjeve. Himni më parë ishte luajtur pa tekst. Ne e ndryshuam këtë!”.

Tifozët mposhtën autoparlantët

Në sektorin e tifozëve, një grup i tyre mbante një pankartë të madhe me himnin e tekstit kombëtarë, e ku ata këndonin në këmbë. “Ishte një befasi e madhe për lojtarët , ata do ta kuptonin vetëm para ndeshjes. Shpresoj që ky veprim të pritet mirë”, thotë Bajrami.

Por, kjo u bë pak konfuze. Sektori i tifozëve këndonte himnin e ri, por aty humbi muzika për shkak të korit të tifozëve.

Ky nuk është veprimi i vetëm që kanë bërë Bajrami me shokët. Ata kanë një slogan interesant për Kombëtare. “Të rritur në luftë. Më të fortë se frika”, përderisa në ritual ata brohorasin emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri çdo herë në minutën e nëntë të çdo ndeshje ndërkombëtare dhe shpalosin numrin 9 që ai e mbante në fanellë.

Kurse tani, me himn kjo Kombëtare do të çmendet edhe më shumë pas futbollit.