.
×

Kuçi: Thaçi nuk bën të udhëheqë dialogun pasi që ka lidhje me Erdoganin



Deputeti nga radhët e AAK’së, Blerim Kuqi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se presidenti i Kosovës nuk bën të udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Thaçi nuk duhet të jetë në krye të dialogut për dy arsye” , ka thënë Kuçi.“E para është se ai mund të jetë nën hetime nga Gjykata Speciale dhe si i tillë nuk ka legjitimitet”

“E dyta. Zotëri Thaçi ka lidhje me Erdoganin dhe guxon të udhëheqë dialogun”Tutje Kuçi ka mbrojtur vendimin e Ramush Haradinaj për dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë se dikujt po i pengon vendimi i Haradinaj dhe çdo lëvizje e tij.“Në këto procese nuk ka asgjë, por gjithmonë dikujt i pengon z. Haradinaj”

“Ftesa e Haradinajt është e kotë pas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare”