.
×

KS i OKB’së, Amerika i thotë po Kosovës për ushtrinë dhe anëtarësimin në Interpol



Përfaqësuesi i SHBA-së, Jonathan Cohen, rikujtoi edhe njëherë se Amerika përkrah fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri, ku edhe bëri thirrje që të eliminohet retorika e ashpër në lidhje me këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë në përkrahje Kosovës në disktumin që u mbajt sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, u tha nga përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë, përcjell lajmi.net.

Në fjalimin e tij, ai inkuraoi po ashtu që të gjitha vendet të përkrahin edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.