.
×

KQZ-ja merr vendimin për rinumërim të votave në disa vendvotime



Botapress 9 Tetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është prezantuar raportit të karantinës duhet të ketë rinumërim në disa vendvotime të cilat janë konsideruar se ka pasur parregullsi, shkruan Gazeta Blic.Koordinatori i qendrës të numërimit dhe rezultateve (QNR) Burim Ahmeti, tha se sipas raportit të karantinës së QNR duhet të ketë rinumërim të tërësishëm të disa vendvotimeve sepse nuk ka pasur përputhje të numrit të shiritave dhe të numrit të zarfeve të votimit me kusht.

“Në QNR gjatë pranimit të materialit një numër i materialit nuk mund të procesohet si i rregullt për shkak të parregullsive gjatë pranimit që kanë pasur të bëjnë gjatë pranimit me numrin e shiritave apo mospërputhjen e numrit të zarfeve të votimit me kusht”, tha Ahmeti.

“Këto materiale nuk kanë mundur me u procesu si të rregullta i kemi dërgu në hetim dhe pas hetimit e kemi raportin, raporti rekomandon që janë disa vendvotime që patjetër duhet të rinumërohet sepse në disa vendvotime nuk janë të plotësuara formularët e kandidatëve dhe në dy fletëvotime nuk janë anëtarët  e këshillit të vendvotimit dhe në disa mungojnë letrat e kandidatëve dhe për këtë rekomandohet që këto vendvotime të rinumërohen”, tha ai shkruan Gazeta Blic.“Zarfet me kusht dhe mospërputhja e nënshkrimet me numrin e zarfeve, rekomandohet që të procesohen si të rregullta dhe aty ku ka zarf më tepër të hiqet ai zarf apo të anulohet”, shron ai.“Rekomandimi tjetër është që vendvotimet që gjatë pranimit të materialit nuk kanë mundur mu procesu si të rregullta për shkak të mospërputhjeve dhe në këtë kategori ka dal që nuk ka mospërputhje, vendvotimet e kësaj kategorie janë proceduar si të rregullta”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se duhet të pranohen rekomandimet për rinumërimin e votave në tërësi në disa vendvotime të cilat janë nxjerrë si rekomandime nga raporti i karantinës së QNR.“Janë disa venvotime që duhet të rinumërohen në tërësi”, shtoi ajo.