.
×

Kosova, pjesë e Aleancës për shkatërrimin e terroristëve të ISIS-it



Kryeministri në Largim, Hashim Thaçi ka njoftuar se edhe Kosova është pjesë e Aleancës, në krye me SHBA-të, për shkatërrimin e terroristëve të ISIS’it.

Ja postimi i Thaçit nw Facebook

“Presidenti Obama shpalosi planin për shkatërrimin e terroristëve të ISIS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi ,por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri. Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe. Qeveria e Kosovës po punon në një paket masash që parandalon shkuarjen e luftëtarëve nga Kosova, veprime ekonomike në krijim të vendeve të reja të punës dhe reforma në arsim. Ne nuk do të ndalemi së punuari për ta cementuar rrugën tonë euro-atlantike që nënkupton edhe kontributin tonë të drejtpërdrejtë aleatëve historik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.