.
×

Kontrolla e stadiumit “Fadil Vokrri” lë shumë për t’u dëshiruar, tifozët kanë hyrë brenda me emër të huaj



Përkundër se federata kishte marrë vendim që biletat të shiten online si mënyra e vetme për elinimin e dukurive negative, kjo vazhdon edhe më tutje të jetë sfidë në vete.

Kjo pasi, para pak çastesh, redaksia jonë ka siguruar foto të biletave të një tifozi i cili kishte hyrë brenda me emër tjetër, që do të thotë se kontrolli në stadium ka qenë jashtë çdo niveli.

Tifozi me inicialet DM (emëri i njohur për redaksinë” kishte blerë bileta në tregun e zi te personi me inicialet FF me çmim të dyfishuar për në tribunën jugore dhe veriore.

Shpresojmë se në ndeshjet e ardhshme federata do të merr masa të reja dhe këto dukuri të eliminohen një herë e përgjithmonë.