.
×

Konfirmohet: Unikkatil me 30 nëntor do të performojë në Zvicër



Kohët e fundit u tha se reperi shqiptar Unikkatil  do të performojë me 30 nëntor në Zvicër.Kjo informatë ishte e publikuar nga një faqe e hip hopit shqiptar në rrjete sociale, por asgjë nuk ishte konkrete.

Për ta konfirmuar këtë GazetaBlic, ka kontaktuar me Mentorin, vellanë e reperit Unikkatil.

I pyetur se: ‘Reperi Unikkatil po thuhet se do të mbajë koncert me 30 nëntor në Zvicër a është e vërtetë kjo?’ Ai u përgjigj: ‘Po plani është me 30 nëntor në Zvicër’.

Ndryshe, reperi Viktor Palokaj apo siç njihet me emrin artistik Unikkatil, është njëri ndër artistët më të kërkuar sa i përket koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore.