.
×

Komuna e Istogut, sërish është përfshirë nga era e fortë (Foto)



Adem Lushaj Botapress

Komuna e Istogut, sërish është përfshirë nga moti I ligë, duke shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në rrjetin e energjisë elektrike. Kjo komunë, që nga mbrëmë, është duke u përball me erëra të forta dhe të ftohta, duke bërë që banorët e kësaj komune të mbesin pa rrymë, përkundër përpjekjeve të mëdha të ekipeve të KEDS dhe institucionet komunal, në sanimin e dëmeve dhe furnizimin me rrymë, që po reflekton edhe me mungesë të ujit për pije.

Sipas, Lulëzim Blakaj, nënkryetar i komunës, era e fortë që ka filluar në mesnatën e kaluar, ka përfshi një pjesë të madhe të territorit të Istogut, duke shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin elektrik, por edhe dëme tjera materiale. Mirëpo, siç shprehët Blakaj, fatbardhësisht deri më tash, nuk ka pas pasoja nëpër shtëpitë e banimit të familjeve istogase.

“Është fat se nuk kemi dëme nëpër shtëpi apo objekte familjare apo objekte tjera, pos dëmeve që kanë ndikuar në ndërprerje të energjisë elektrike”, ka treguar nënkryetari Blakaj, i cili ka njoftuar se ekipet e KEDS dhe të komunës së tij, janë në terren në sanim të gjendjes dhe normalizimit të jetës. Po ashtu, Blakaj nuk mund të konfirmon për dëmet e përgjithshme të shkaktuara, pasi që zyrtarët e komunës janë në terren, duke u njoftuar nga afër për dëmet e shkaktuara nëpër të gjitha fshatrat e kësaj komune. “Ekipet e KEDS janë në përpjekje për të riparuar rrjetin elektrik, por problem paraqet rrënimi i shtyllave të tensionit të lartë, çka edhe merr kohë në rregullimin e tyre”, ka thënë Lulëzim Blakaj, që së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Bedri Hasanaj, ishin në terren e nga afër ishin njohur me gjendjen dhe dëmet e shkaktuara./Botapress/