.
×

Komuna e Istogut goditet nga era e fuqishme (Foto)



 

Komuna e Istogut gjatë natës së mbrëmshme është goditur nga erëra të forta të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shtëpi të banimit, bujqësi dhe energji elektrike.

Me këtë rast kryetari i komunës Haki Rugova ka formuar shtabin emergjent në krye më të i cili mëngjesin e sotëm ka dal në teren për të verifikuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga era e fortë.

Këto dëme kryesisht janë shkaktuar në shtëpi banimi, ku disa shtëpive u janë hequr tjegullat dhe u është rrënuar kulmi, në bujqësi ka pasur dëme në sera dhe në shtalla të bagëtive. Po ashtu është dëmtuar rrjeti elektrik ku disa fshatra ende janë pa energji elektrike, ekipet e KEDS kanë dalë në teren dhe janë duke e kryer punën e tyre.