.
×

Kompania e autobusit të djegur tregon shkaqet e këtij incidenti



Një autobus i linjës Kosovë-Shqipëri është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme në “Rrugën e Kombit”E këtë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se deri tani nuk ka persona të lënduar.

“Në bazë të informacioneve të siguruara dyshohet se në afërsi të tunelit të Kalimasht, një autobus nga Kosova e ka kapluar zjarri, fatmirësisht deri tani nuk ka ndonjë informacion për persona të lënduar”, tha ai.

Ndaj djegies së këtij autobusi, me sqarim ka dalë edhe kompania të së cilës i përket mjeti.Kjo kompani ka thënë se të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm“Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, përfundon shkrimi i kësaj kompanie.