.
×

Kokrrat e breshrit tmerrojnë Gjermaninë



Një stuhi me kokrra breshri në madhësinë e topave të tenisit goditi Gjermaninë Jugore duke shkaktuar dëme të mëdha.

Kokrrat e breshrit ishin aq të mëdha dhe të rënda, sa shkatërruan grilat e një shtëpie, parë nga imazhet mbresëlënëse të transmetuara nga të gjitha televizionet.

Pati edhe thyerje të shumta të xhamave të makinave.

Zjarrfikësit ndërhynë për të dhënë ndihmën e duhur, pasi shumë nga bodrumet ishin tejmbushur me ujë.

Ndërkohë që dëmet janë duke u llogaritur, vendi është i ndarë në dy situata: moti i keq godet në jug dhe në perëndim të vendit, ndërsa në lindje shkëlqen dielli me temperatura të larta.