.
×

Kjo është koha më e mirë e ditës për ta pastruar bebin tuaj



Në përgjithësi është mirë kurdo që e pastroni beben tuaj gjatë ditës. Çfarëdo kohe që është e përshtatshme për ju. Por, janë disa gjëra që duhet pasur parasysh kur doni të pastroni beben tuaj e ato janë:

– Jo në kohën kur është koha e gjumit për të

– Nuk duhet ta pastroni kur është e uritur

– Bebja juaj nuk duhet të ketë ftohtë gjatë pastrimit.

Tradicionalisht, dihet që koha më e mire është para agimit ose dikur në mëngjes. Kjo për shkak se bebja juaj mund të ngrohet në ndërkohë që moti është më i ngrohtë gjatë ditës.

Kjo është bërë në bazë të logjikës që bebja juaj nuk mund ta kontrollojë temperaturën e saj mirë dhe mund të ftohet shumë shpejt. Kështuqë, nëse ajo ka ftohtë nuk do të kënaqet shumë me dushin e saj. Prandaj, është e rëndësishme që të pastrohet ditën kur është më ngrohtë pasiqë e ndihmon atë të ndihet rehat gjatë dhe pas larjes.

Nëse kjo kohë i përshtatet orarit tuaj atëherë nuk ka problem. Nuk do të ketë ndonjë problem të madh nëse e pastroni gjatë natës siç mendohet shpesh, pasi këtë e lidhin më shumë me atë që gjatë natës ajo mund të ftohet më lehtë.

Përdorni ujë të ngrohtë. Temperatura ideale e ujit për beben tuaj duhet të jetë rreth 38 gradë Celsius. Nëse nuk keni termometër atëherë mund ta testoni me majën e brrylit tuaj, pra uji duhet të jetë i ngrohtë e jo i nxehtë.

Një gjë tjetër që duhet ta keni parasyshë është që ta thani mirë beben pas larjes dhe ta veshni varësisht prej motit që mbizotëron te ju. Shumë gra i ushqejnë bebet e tyre menjëherë pas larjes e që është një gjë e mirë, sepse gjatë kohës kur ajo pi qumësht të ngrohtë nga ju dhe ka atë kontaktin me juve, kjo mund ta ndihmojë që shumë shpejt të bie në gjumë.

Nëse keni përvoja të mëhershme me fëmijë, nuk do ta keni të vështirë të gjeni kohën e përshtatshme për larje të bebit tuaj. Është mirë që t’i krijoni një rutinë bebes tuaj, pra të bëni gjërat e njejta në kohën e njejtë çdo ditë. Bebeve ju pëlqen të përsërisin gjërat dhe nëse ato e mësojnë këtë rutinë, do ta kuptojnë se çfarë vjen pas një aktiviteti të caktuar dhe e kërkojnë atë. Kjo ju ndihmon edhe juve si nënë që në mënyrë të lehtë të kryeni pastrimin e saj apo ta vëni në gjumë.

Si pjesë e rutinës së saj ditore, ju mund ta pastroni atë në të njejtën kohë çdo ditë. Disa bebeve u pëlqen të qëndrojnë në ujë që nga lindja, disa të tjera kanë nevojë të mësohen me atë ndjenjë. Duhet t’a përcjellni sjelljen e bebes tuaj dhe nëse asaj nuk i pëlqejn dushet, provoni t’i bëni sa më të shkurta ato.

Sapo të keni krijuar këtë rutinë, mund ta adaptoni edhe në fazat tjera të jetës së bebes tuaj, kur ajo fillon të rritet dhe të ndryshojë. Për shembull, nëse bebi juaj fillon të hajë ushqime të lëngshme dhe të prekë me duar përreth, mbase do ta keni më të lehtë ta pastroni gjatë natës, në mënyrë që të mos bëhet pis përsëri.

Pra, si përfundim, pastrimi i bebes tuaj mund ta relaksojë atë shumë dhe ta qetsojë. Pra, nëse e bëni larjen pjesë të rutinës së saj para gjumit, mund të jetë metodë e mirë për të dyja që ta përfundoni një ditë të ngarkuar dhe ta bëj beben tuaj gati për një gjumë të gjatë natën.