.
×

Këto janë tri femrat më tërheqëse të “Showbizzit”, sipas Robert Berishës



Ndër të tjera, Robert Berisha, u pyet në emisionin “Glamour Zone” nga Ester Bylyku, se cilat janë tre femrat më seksi sipas tij. Dhe pa u menduar shumë gjatë, këngëtari, zgjodhi në vend të parë, Elvana Gjatën, së dyti Era Istrefin, dhe në përfundim Tayna.

Ai foli edhe për zënkën me vëllain Patris, dhe kunatën e tij Tunën.Ndër të tjera Roberti konfirmoi se me vëllain ruan marrëdhënie shumë të mira, madje së fundmi e surprizoi me një vizitë në Amerikë (atje ku dhe Patrisi po qëndron momentalisht), por theksoi se nuk pendohet për asgjë që ka ndodhur mes tyre.

Roberti theksoi disa herë që të gjithë e dinë kush është ai!Por nuk mbaroi me kaq.Ester Bylyku: Robert, më thuaj çfarë do të të bënte të flisje me Tunën?

Robert Berisha: Asgjë! Nuk kam nevojë të flas me të. Rëndësi ka të ketë shëndet, ajo, djali dhe Patrisi, por s’kam nevojë të flas. Ja po flas me ty ketu, po flas edhe në intervista. Kjo mjafton.