.
×

Kështu mund ta dini se a po bleni goma të reja të veturës



Pa dyshim që gomat janë pjesët më të ndjeshme të veturës dhe që kanë një kosto jo të ulët, shkruan Botapress.info. Vetura duhet të posedojë goma të reja dhe të mira, që të keni një vozitje më të sigurtë dhe më komod.

Në Kosovë shpesh ka raste kur gomat shiten të vjetra ose të dëmtuara me një çmim të lirë, që shpesh edhe po rrezikojnë jetën e njerëzve. E për të ditur se kur janë të prodhuara gomat e veturës tuaj, duhet të shikoni një numë katërshifror si në fotografinë e mëposhtë. Në fotografi është e shënuar numrin 1317.

Numri 13, tregon javën e vitit, ndërsa numri 17, tregon pra vitin. E kështu sipas leximit kjo gomë është prodhuar në javën e 13 të vitit 2017. /Botapress.info.