.
×

Kështu duket busti i Madelenie Albright në Prishtinë



Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albright, ka arritur sot në Kosovë. Ajo është pritur në aeroport nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Albright ka arritur në Kosovë pas ish-presidentit Bill Clinton dhe do të marrë pjesë bashkë me të në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës.

Ish-sekretetarës i është punuar edhe një bust në Prishtinë, që do të zbulohet nesër.