.
×

Këpurdhat janë të mira për funksionimin e trurit



Ngrënia e këpurdhavë së paku dy herë në javë, mund të parandalojë çrregullimet që vijnë si rezultatet i problemeve mentale me moshë, transmeton Gazeta Express. Antioksidanti i cili është prezent në këpurdha ka efekte mbrojtëse për trurin. Në studimin e bërë sa më shumë që kanë ngrënë këpurdha, njerëzit kishin performancë më të mirë në testet e bëra. Sipas shencëtarëve nuk ishte e vështirë që të gjendet kjo lidhshmëri në mes të funksionimit të trurit dhe këpurdhave.

Këto çrregullime shkaktojnë probleme me kujtesën, gjuhën dhe vëmendjen ndaj gjërave. Këto efekte positive të këpurdhave janë si rezultatet i përbërësve ushqyes që ato përmbajnë duke përfshirë antioksidantë dhe komponentë anti inflamatorë.

Ende ka shumë punë për të konfirmuar një mekanizëm specifik që ndikon në dhënien e këtyre efekteve në trurin e njeriut, gjithsesi ky studim përbën një hap shumë të rëndësishëm në krijimin e trajtimeve të reja për të parandaluar dobësimet e funksionit të trurit.